Për sulmin ndaj gruas së vëllait të tij, N.N. do të paguajë shumën prej 200 eurove me urdhër të gjykatës.
Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë për t’i shqiptuar urdhër ndëshkimor kunatit të saj në shumën prej 200 eurosh për veprën penale sulm.
Sipas prokurorisë, më 4 shtator 2017, rreth orës 10:30 në Prishtinë, përderisa e dëmtuara kishte qenë duke e hapur derën e banesës së saj me çelës për të hyrë brenda, nga banesa tjetër kishte dalë kunati i saj, tani i pandehuri, i cili kishte filluar ta sulmojë duke e goditur në kokë dhe tërhequr zvarrë për flokësh.
Kundër këtij urdhri ndëshkimor, i pandehuri ka afat 8 ditë pas pranimit të aktgjykimit të paraqesë kundërshtimet, raporton KALLXO.com.
E njëjta grua, rreth tre vjet më parë, u kap për flokësh e u godit edhe nga bashkëshorti i saj.
E për këtë ndodhi, gjykata në dhjetor të vitit 2017 vendosi që me urdhër ndëshkimor ta dënojë të pandehurin me gjobë prej 250 eurove.
Ndërkaq, më 27 korrik vitit 2017 kur Gjykata Themelore e Prishtinës kishte lëshuar urdhrin mbrojtës për gruan, kishte marrë vendimin që babai i fëmijës të paguajë 150 euro në muaj për ushqimin e tij.
Gruaja e sulmuar atëherë kishte thënë se nuk kishte pranuar asnjëherë këtë alimentacion./kallxo.com/
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...