Qendërmbrojtësi i Juventusit, Girgio Chiellini ka thënë se nuk ishte i befasuar që Real Madridit iu dha një penalti mbrëmjen e së mërkurës në ndeshjen kthyese të Ligës së Kampionëve në Bernabeu.
Gjiganti spanjoll siguroi një avantazh prej 3 me 0 në takimin e parë të zhvilluar në Torino, por Juventusi u rikthye në Bernabeu duke barazuar rezultat në 3 me 3, transmeton portali arbresh.info.
Sidoqoftë, Cristiano Ronaldo dërgoi në gjysmëfinale ‘Los Blancos’ pas golit të shënuar nga pika e bardhë në sekondat e fundit të ndeshjes, mundësi që erdhi pas faullimit të Lucas Vazquezit nga Medhi Benatia, ndërkohë që portieri Gianluigi Buffon u ndëshkua me karton të kuq direkt për reagimin e tij ndaj gjyqtarit Michael Olivier.
“Kjo nuk duhet të jetë befasuese, Bayern Munichu vazhdoi tutje vitin e kaluar dhe tani ishte radha e Juves”, ka thënë Chiellini. “Ndërmjet takimit të parë dhe këtij, ndodhi gjithçka. Është qesharake që gjyqtari italian i caktuar tha se gjërat shkuan mirë në Ligë të Kampionëve”

“Askush nuk mendoi që ne mund të rikthehemi, po ne besuam dhe kjo do na ndihmoj në fushatën e ardhshme në Ligë të Kampionëve. Do të jetë një objektiv për të ardhmen”
Real Madridi synon të fitoj titullin e tretë radhazi në Ligë të Kampionëve./arbresh.info/
Porti i ri tregtar në Porto Romano, SPAK sekuestron dosjen e...
Osmani: Kosova do të mbetet gjithmonë mirënjohëse ndaj SHBA-...
Ambasadori i SHBA-ve në NATO pas takimit me Bajramin: Diskut...
“Treshi përsheshi” ju përshëndesin për herë të fundit nga sh...
Protesta e PD-së, Ambasada Amerikane në Tiranë del me parala...
E dashura e Klodit vjen bashkë me nënën në Prishtinë