Ish-arbitri anglez, Graham Poll, në moviolën e tij për “DailyMail” e ka vlerësuar vendimin e Majkëll Oliverit për të akorduar penalltinë e vonë të Realit si vendim korrekt, ashtu siç ishte edhe kartoni i kuq për Bufonin për protesta.
“Majkëll Oliver, një arbitër i promovuar në elitën e gjyqtarëve vetëm në janar, e justifikoi vendimin me disa vendime të forta, por korrekte në ‘Bernabeu’. Me shifrat e një ndeshjeje në ekuilibër, e cila po e çonte çerekfinalen drejt kohës shtesë, Oliver u tregua shumë i guximshëm për të akorduar një penallti, e cila pasi u konvertua dërgoi Realin në gjysmëfinale. Por ai nuk u ndal me kaq. I rrethuar dhe i sulmuar pacipërisht nga gjysma e skuadrës së Juventusit, me në krye kapitenin, 33-vjeçari Oliver ruajti qetësinë dhe me të drejtë i nxori kartonin e kuq Bufonit për protestat e tij agresive.
Dikur, Arsen Venger më tha se unë po flisja gjepura, kur thashë se arbitri duhet të ketë guxim dhe b… që të marrë vendime të rëndësishme. Mendoj se pasi të ketë parë këtë, ai do ta kuptojë. Sa keq që FA nuk e promovoi Oliverin më parë, në mënyrë që ai të kishte të drejtën të gjykonte në Botëror”, – shkruan Poll.
Exit Poll-i i UBO-s: VV e para me 45.7%, e dyta PDK me 22% d...
Mbyllen vendvotimet në Kosovë
Zgjedhjet në veri pa incidente, Policia ndalon hyrjet ilegal...
Lamine Yamal shpallet “Sulmuesi i Vitit” nga “Globe Soccer A...
DnV: Dalja deri në orën 17:00, pothuajse e njëjtë me zgjedhj...
Fotografohet vota në Suharekë, Policia nis hetimet për zbard...