Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa, priti sot oficerë të FSK-së dhe NATO-s, të cilët e informuan për poligonin e qitjeve, që pritet të ndërtohet në malet e Budakovës, njofton korrespondenti i Kohës Ditore nga Ferizaj.
Koloneli i FSK-së Skënder Hoxha dhe nënkolonel Galun, njoftuan se ky poligon do të ketë një sipërfaqe rreth 50 hektarë dhe do të ndërtohet me standarde të NATO-s. Projekti që do të financohet nga Qeveria e Kosovës do të kushtojë rreth 3 milionë euro dhe do të shfrytëzohet nga organet e sigurisë të Kosovës siç janë FSK , Policia e Kosovës etj.
“Ky poligon është paraparë që të ndërtohet larg vendbanimeve, në mënyrë që të mos shkaktojë asnjë pengesë tek qytetarët”, tha kolonel Hoxha.
Ai kërkoi nga kryetari i Komunës që të ndihmojë për sa u përket dokumenteve që kërkohen në kadastër, në mënyrë që të vërtetohet saktë pronësia e asaj zone, ku pritet të ndërtohet poligoni.
Kryetari i Ferizajt u zotua se do te jetë në shërbim të FSK-së për këtë dhe për çdo kërkesë tjetër që ka kjo forcë në adresë të Komunës së Ferizajt.
Tara i bën dedikim vëllaut të saj të posalindur
Goditet një rrjet në Pejë, dyshohet se posedonte dhe shpërda...
Legjenda e ‘Beauty and the Beast’ Peabo Bryson, pëson goditj...
IKD ankohet në PZAP ndaj VV-së për përfshirjen e fëmijës në ...
Joao Pedro nuk do të largohet, Chelsea i vendos një çmim tej...
Vdes punëtori në punë – ndalohet një përson për manipulim me...