Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka njoftuar se më 15 gusht do të hapet çerdhja Botanika në lagjen Mat të kryeqytetit.
Sipas tij në shtator do nisin punën edhe dy institucione publike parashkollore në lagjen “Hajvalia” si dhe çerdhja e parë në Besi.
” Sivjet po ndërtohen dy çerdhe të reja në Kodër të Trimave dhe në Arbëri.”Deri në fund të vitit prezantohet politika e re e pagesave në të gjitha çerdhet publike te subvencionimit të pagesës sipas të ardhurave të prindërve.” ka shkruar Ahmeti në një postim në Facebook.
Ahmeti ka shkruar më tej se për gjashtë vjet nuk kishte asnje çerdhe të re në Prishtinë, ndërkaq për dy vjet po ndërtohen pesë çerdhe të reja , transmeton Klan Kosova.
Tara i bën dedikim vëllaut të saj të posalindur
Goditet një rrjet në Pejë, dyshohet se posedonte dhe shpërda...
Legjenda e ‘Beauty and the Beast’ Peabo Bryson, pëson goditj...
IKD ankohet në PZAP ndaj VV-së për përfshirjen e fëmijës në ...
Joao Pedro nuk do të largohet, Chelsea i vendos një çmim tej...
Vdes punëtori në punë – ndalohet një përson për manipulim me...