Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj ka theksuar se Komisioni Hetimor për deportimin e gjashtë shtetasve turq ka mbetur i vetmi institucion kredibil për të hetuar këtë ngjarje.
Zemaj, në emisionin “Debat D” të RTV Dukagjini, ka thënë se fillimisht ka pasur pengesa që të zhvillohet ky debat dhe është prolonguar, madje, sipas tij, fillimisht nuk është mbledhur as Kryesia e Kuvendit.
“Ne kemi menduar se është çështje sensitive dhe ka nevojë për kohë. Në anën tjetër, kryeministri në mënyrë dëshirore ka kërkuar që të lirohen nga detyra përgjegjësit e këtij veprimi”, ka shtuar Zemaj. /Telegrafi/
https://www.facebook.com/tvdukagjiniofficial/videos/2136963726330371/
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...