Pacolli falënderon Kroacinë për vendimin e lirimit të ‘Ballistit’

Ballist Morina, gjate ndeshjes se futbollit ndermjet ekipeve kombetare, Shqiperi-Armeni, 2-1, e vlefshme per eleminatoret e "Euro 2016" ne France, e luajtur ne stadiumin "Elbasan Arena", ne qytetin e Elbasanit. /r/n/r/nBallist Morina, during the Euro 2016 qualifying round football match between Albania and Armenia, 2-1, at the Elbasan Arena Stadium.

19:06 | 10 Prill 2018
Arbresh.info

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Behxhet Pacolli, i është gëzuar vendimit të ministrit të Brendshëm kroat, për mos ekstradimin e Ismail Morinës në Serbi.

“Jam shumë i lumtur të njoftoj për mos-ekstradimin e Ismail Morinës nga organet kroate. Për këtë i falënderoj miqtë tonë kroat, në veçanti ministrin Boshnjakoviq, i cili sot nënshkroi vendimin”, ka shkruar Pacolli në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Ballisti ishte arrestuar në Kroaci në qershorin e vitit të kaluar nga autoritetet kroate, dhë ishte kërkuar që ai të ekstradohej në Serbi.

Morina ishte ideatori i “Autochtonus’, flamurit që u ngrit në ndeshjen futbollistike Serbi-Shqiëpri.

Shpërndaje në rrjete sociale