Cristiano Ronaldo është uruar edhe nga Mbreti i Spanjës për golin me gërshërë kundër Juventusit.
Sulmuesi i Real Madridit shënoi një gol të jashtëzakonshme në fitoren 3 me 0 dhe padyshim ajo është njëra nga më të mirat në histori të Ligës së Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
Një numër i madh lëvdatash u bënë për sulmuesin portugez pas këtij goli, madje edhe tifozët e Juventusit u ngritën në këmbë dhe e duartrokitën atë. Por, prej personave të impresionuar nga goli ishte edhe Mbreti i Spanjës, Juan Carlos.
“Juan Carlos më ka thirrur për të uruar Cristianon”, ka zbuluar presidenti i Real Madridit, Florentino Perez. “Goli i tij ishte njëri nga më të mirët në histori të futbollit, një gol i mrekullueshëm nga lojtari më i mirë në botë”

“Ajo që ndodhi në Torino ishte shumë ngazëllye dhe shfaqi madhështinë e Juventusit si dhe tifozëve të tyre”
Ndeshja kthyese ndërmjet Real Madridit dhe Juventusit zhvillohet këtë javë./arbresh.info/
Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 ...
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar nesër?
EKSKLUZIVE: Shërbimi grek përfshihet në zhvillimet e brendsh...
Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s
Nesër Kosova-Andorra, Foda: Luajmë për fitore
Sonte PDK përmbyll fushatën zgjedhore në Sheshin “Skënderbeu...