Protesta e bizneseve të vogla ka nisur në orën 11.00. Pronarët e bizneseve të vogla e të mesme protestojnë kundër skemës së re të TVSH-së.
Ata refuzojnë të paguajnë Tatim mbi Vlerën e Shtuar, skemë në të cilën u futën që prej 1 prillit. Javën që shkoi pati protesta në disa qytete, por nga Tirana vjen një thirrje e organizuar për protestë masive të martën, nga ora 11:00 deri në orën 12:00.
Me bizneset është edhe opozita, e cila prej ditësh ka bërë thirrje për mospagimin e TVSH-së si një formë të mosbindjes civile. Kreu i opozitës vazhdon të jetë i bindur se pas përfshirjes në skemën e TVSH-së edhe të biznesit të vogël qëndron një projekt i ri koncensioni. Akuzën e çon direkt në familjen e kryeministrit. Sipas Bashës, përfitimi i qeverisë në buxhet nga vendosja e kësaj takse është mininimal, ndërsa kostoja për bizneset dhe qytetarët është e madhe.
Protesta e bizneseve është e treta e madhe që po zhvillohet brenda 10 ditësh, pas asaj kundër pagesës në “Rrugën e Kombit” dhe bllokimit të rrugëve në 4 pikat kryesore të vendit./Top Channel
Drita rikthehet në elitën e basketbollit kosovar, mposht Pri...
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...
Real Madridi e fiton UEFA Youth League