Ylli brazilian i Man City, Fernandinho, ka mbajtur konferencën për shtyp para ndeshjes së kthimit me Liverpoolin, në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Skuadra e drejtuar nga trajneri spanjoll, Guardiola, duhet të bëjë mrekullinë për t’u kualifikuar në fazën e gjysmëfinaleve, pasi duhen të shënojnë katër gola dhe të mos pranojnë asnjë.
Liverpooli e fitoi ndeshjen e parë në Anfield Road, me rezultat të pastër 3 me 0.
“Tani është koha që lojtarët me përvojë të marrin përgjegjësinë dhe të mbajnë lartë shpirtin e skuadrës. Të dy humbjet nuk janë të lehta. Ne duhet të vazhdojmë të bëjmë atë që kemi bërë këtë sezon. Jemi afër shpalljes kampion në ligë dhe kemi një tjetër mundësin të kalojmë tutje në Ligën e Kampionëve”, ka deklaruar Fernandinho.
“Nuk është e lehtë por do të luftojmë për këtë. Tifozët tanë duhet të jenë së bashku me ne dhe të luftojmë deri në fund”.
Ish anëtari i Shakhtar Dontesk është një nga futbollistët më të mirë të City dhe Guardiola i ka besuar po thuajse në të gjitha ndeshjet. /arbresh.info/
Vuçiq takohet me Sorensenin, flasin për dialogun Kosovë-Serb...
Zbulohet e vërteta e mungesës së Fabian Ruiz, nuk lidhet me ...
Prishtinës i largohet lojtari kryesor në prag të play-offit,...
Arrestohet një person në Prizren i dyshuar për disa raste të...
Arrestohen dy të rinj në Vlorë, u kapën me kokainë
Haradinaj: Kushtetuta, gardiane e shtetit