Bayern Munichu është bërë skuadra e parë në histori që ka fituar gjashtë herë radhazi titullin në Bundesliga.
Pas fitores në ndeshjen si mysafirë pasditen e sotme (e shtunë) kundër Augsburgut, “Bavarezët” kanë shkruar historinë duke siguruar sërish titullin në kampionatin gjerman, shkruan portali arbresh.info.
Skuadra nën udhëheqjen e trajnerit Jupp Heynckes mposhti me rezultat 1 me 4 rivalin e sotëm në WWK Arena.
Corentin Tolisso (32′), James Rodriguez (38′), Arjen Robben (62′) dhe Sandro Wagner (87′) ishin autorët e golave në këtë ndeshje për “Bavarezët”, ndërsa goli i vetëm nga nikoqirët u realizua në minutën e 18′ nga Niklas Sule (autogol).
Bayern Munichu në krye të tabelës ka 72 pikë, 20 më shumë se rivali më i afërt – Schalke, dhe tani matematikisht është fitues i titullit në Bundesliga./arbresh.info/
Largohen 180 tonë mbeturina në rajonin e Pejës
Çekia e shënon edhe golin e dytë ndaj Kosovës
`NATO Forward Land Forces 1`, stërvitje e përbashkët Shqipër...
Qendra Kulturore Shqiptare në Gjermani organizon turnirin tr...
Çekia ndëshkon Kosovën pas 12 minutave lojë
Xhaka në formë para Botërorit, realizon gol në miqësoren nda...