Një vajzë katër vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një zjarri të shkaktuar në një banesë në lagjen Ulpiana të Prishtinës, shkruan arbresh.info.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur që zjarri ka kapluar banesën në orën 06:15 ndërsa e mitura për shkak të lëndimeve të marra ka ndërruar jetë pas orës 7 në QKUK.
“Me 07.04.2018 rreth orës 06:15 në lagjen Ulpiana -Prishtinë është përfshirë nga zjarri banesa pronë e një femre shtetase e Shqipërisë. Si pasojë e zjarrit lëndime të rënda trupore ka pësuar një fëmijë 4 vjeç. E lënduara është dërguar në tretman mjekësor në QKUK. Njësiti i zjarrfikësve ka fikur zjarrin njësitë policore janë duke u marrë me rastin. Rreth orës 07:40, në QKUK, ka ndërruar jetë fëmija që ka pësuar nga zjarri në banesë”, thuhet në përgjigjen e policisë./arbresh.info/
Zelensky viziton sot Mbretërinë e Bashkuar
Sulmohet ambasada amerikane në Irak
Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot për shpalljen e Iranit sht...
Trump: Dua të shtyj udhëtimin në Kinë, për shkak të luftës m...
Joseph e quan situatën në Kosovë “katastrofë”, kritikon Kurt...
Reshje shiu dhe ulje temperaturash të martën