Vetëm në tremujorin e parë të vitit 2018 tre persona kanë gjetur vdekjen në vendin e tyre të punës. Zyrtarë të BSPK-së kanë thënë për gazetën “Zëri” se vdekjet e fundit në vendet e punës janë bërë fenomen shqetësues, shkruan Gazeta “Zëri”.
Gjatë periudhës janar-mars të këtij viti kanë humbur jetën tre persona në vendin e tyre të punës, teksa 13 të tjerë kanë përfunduar me lëndime të lehta e disa edhe me lëndime të rënda.
Ndonëse ekziston Ligji për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, sipas zyrtarëve nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura ky ligj nuk po respektohet. Ata gjendjen e sigurisë në punë e kanë konsideruar alarmante. Në anën tjetër, zyrtarë nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut fajin e kanë hedhur tek inspektorët. Sipas tyre, dënimet për punëdhënësit të cilët i shkelin rregullat e punës janë simbolike dhe që nuk ndikojnë në ndërmarrjen e masave të mjaftueshme për sigurinë në vendet e punës.
Sipas ekspertëve të sigurisë, kjo situatë ka ardhur si pasojë e neglizhencës nga ana e inspektorëve pasi që nuk ka inspektim të mjaftueshëm në vendpunishtet. E për këtë gjë përveç inspektorëve ministrorë këta të fundit nuk i kursejnë as ata komunalë./zëri.info/
Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkani...
Vaksina e parë nga AI, inteligjenca artificiale gjen zgjidhj...
Vuçiq nga Tivati: Anëtarësimi në BE mbetet objektivi strateg...
PZAP gjobit LDK-në me 5 mijë euro për përfshirjen e një të m...
Policia e Kosovës shton masat e sigurisë për zgjedhjet e 7 q...
Kurti: Më 7 qershor synojmë ta tejkalojmë rezultatin e kalua...