AS Saint Etienne dhe Paris Saint Germaini kanë ndarë pikët pas ndeshjes së zhvilluar mbrëmjen e sotme (e premte).
Nikoqirët ishin duke udhëhequr me rezultat 1 me 0 deri në minutën e tretë të kohës shtesë, por përpjekjet e tyre për të siguruar tri pikë ndaj gjigantit francez u shuan me një autogol në sekondat e fundit, shkruan portali arbresh.info.
Remy Cabella arrti të mposhtë portierin Alophonse Areloa në minutën e 17′ duke realizuar golin e epërsisë. Mesfushori i Etiennes kishte gjithashtu shansin për të dyfishuar rezultatin por dështoi me goditjen nga pika e bardhë në minutën e 31′.
Lexo edhe: Areola shpëton PSG-në, mbron penaltinë falë Kylian Mbappes
Sidoqoftë, skuadra e tij arriti të mbajë avantazhin e siguruar në pjesën e parë të ndeshjes deri në sekondat e fundit të këtij takimi.
Ish mbrojtësi i Arsenali Mathieu Debuchy i humbi dy pikë të sigurta skuadrës së trajnerit Jean Louis Gasset kur befasoi të gjithë duke shënuar autogol në minutën e tretë të kohës shtesë.
Takimi i zhvilluar në kuadër të xhiros së 32-të në Liga 1 përfundoi me rezultat 1 me 1.
PSG vazhdon qëndrimin në krye të tabelës me gjithsej 83 pikë, 16 më shumë se rivali më i afërtë – Monaco, ndërsa AS Saint Etienne qëndron në pozitën e tetë në tabelë me 45 pikë./arbresh.info/
Shikoni më poshtë dy golat e realizuar këtë ndeshje:
https://streamable.com/sutvm
https://streamable.com/1vxvr
Barcelona fiton ndaj Slavias, mban gjallë shpresat për ta mb...
Harry Kane vendimtar – Bayerni fiton dhe siguron fazën...
Kjo është arsya pse LDK mban nesër konferencë
Juventusi shënon fitore të rëndësishme ndaj Benficas, nuk ka...
Psikologu thotë se fëmijët më të suksesshëm kanë pesë tipare
Çfarë mund të na mësojë një chatbot për të dëgjuar veten