Chelsea është duke synuar transferimin e mesfushorit James Rodriguez në rast se Eden Hazard largohet këtë verë nga klubi.
Chelsea është në dijeni rreth interesimit nga Real Madridi për sulmuesin Eden Hazard dhe mund të kërkojë nënshkrimin me James Rodriguez nëse arrihet një marrëveshje me klubin në Bernabeu, transmeton portali arbresh.info.

Të paktën kështu raporton gazeta spanjolle ‘Don Balon’, e cila pretendon që Real Madridi është i gatshëm për të ofruar 100 milionë euro për Eden Hazardin.
Pas një fillimi të vështirë, Rodriguez është vendosur te Bayern Munichu këtë sezon derisa vazhdon qëndrimin në formë huazimi.
Ai ka ende edhe një vit të mbetur në marrëveshjen për huazim, e cila mund t’i komplikoj gjërat./arbresh.info/
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot