Ish-shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovcit i janë nevojitur përafërsisht shtatë vite që t’i kërkojë falje ndaj dy ish-kolegëve të tij.
Ai vetëm sot i ka kërkuar falje, Jakup Krasniqit dhe deputetes Flora Brovina, kësaj të fundit që i kishte kërkuar falje edhe në të kaluarën.
Por për dallim që Grabovci ishte detyruar t’i kërkojë falje edhe një komunitetit në Kosovë, kur i quante “maxhup”, ai vetëm sot i ka kërkuar falje Jakup Krasniqit.
Grabovci në një bisedë me ish-kryeministrin, tani president, Hashim Thaçin, e kishin quajtur Jakup Krasniqin me termin “Jakupovski”.
I kontaktuar nga Insajderi, kryetari i Këshillit Kombëtar i Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka thënë se kërkim falja e Grbovcit është e vonë, por shton që:”më mirë vonë sesa kurrë”.
“Gjithka që kam pasur ta them e kam thënë, nuk po du të merrem më me të. Një fjalë e urtë e popullit thotë: më mirë vonë sesa kurrë”, ka thënë Krasniqi.
I pyetur se a e ka falur Grbovcin për fjalimin e tij në “Dosjën e Shefave”, ai thotë “nuk po them që e kam falur e as që nuk e kam falur”.
“Nuk po them që e kam falur e as që nuk e kam falur. Nuk po du të merrem me të”, ka thënë Krasniqi.
Në një bisedë telefonike, Thaçi e pyeste Grabovcin, se a ka ndryshuar Jakup Krasniqi.
“A ja kish lon’ ktij (Jakup Krasniqit) naj troh hiq?”, pyeste Thaçi.
“Po ja ka lon. Po ai është me sheqer, burrë i fortë. Në mbledhje të grupit aty nisi do far filozofie pa lidhje…”, ia kthente Grabovci në mbledhjen e Kryesisë gjatë diskutimit për Buxhetin e Kosovës për vitin 2012./insajderi.com
FSK bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” për 18...
Mesazh i ri kundër Gjykatës Speciale: 5000 emblema të UÇK-së...
Kurti sot merr pjesë në Konferencën e Dytë Shkencore Ndërkom...
Hovenier: Kosova nuk është më në tranzicion, duhet të përmbu...
18-vjetori i Pavarësisë, Marco Rubio: SHBA e palëkundur në m...
FFK uron Ditën e Pavarësisë së Kosovës!