“Zgjidhja e kontestit të emrit është çështje qendrore për sigurinë e gjithë rajonit, edhe për vendet perëndimore së bashku me Britaninë e Madhe”, deklaroi ambasadori i Britanisë në Shkup, Charles Garrett.
Ai pret që Maqedonia dhe Greqia të bëjnë kompromis, ndërsa zgjidhje të jetë kthesë për të ardhme ne Maqedonisë.
Ambasadori britanik në intervistë për TV Tellma ka folur edhe për kërcënimet ruse, por edhe për pritjet që Parlamenti i Maqedonisë të fillojë të funksionojë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Unë jam optimist i durueshëm. Shoh se bisedimet vazhdojnë, ka komente pozitive dhe është e qartë që ka vendosmëri në të dy palët edhe në Shkup edhe në Athinë, për ta zgjidhur çështjen e emrit. Duhet guxim politik që të arrihet marrëveshja e nevojshme”, tha Garrett.
Në pyetjen se nëse në këtë moment të rëndë do të ketë ndihmë nga Britania dhe aleatët tjerë, Charles Garrett tha se kjo mbështetje ka ekzistuar gjithmonë./Telegrafi/
Real Madridi ende pa vendim për trajnerin, Arbeloa nën presi...
Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, reagon Dafina Zeqiri:...
Ulutas pret në takim ambasadorin amerikan në NATO në Prishti...
Kurti: Inovacioni dhe kreativiteti, bazë e zhvillimit të qën...
“Netanyahu do arrestohet në Hungari”/ Magyar: Hungaria nuk d...
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...