Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë se grupi parlamentar i Vetëvendosjes ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për hetimin e SHIK-ut.
Ajo ka bërë të ditur se deri tani kanë mbledhur 31 nënshkrime andaj duhen edhe nëntë të tjerë, ndërsa përmes një postimi në rrjetin social facebook, Haxhiu ka kërkuar nga LDK-ja, që ti mbështet në këtë qeshje.
Shktimi i plotë në Facebook:
Siç e kemi bërë të ditur, grupi parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për formimin e Komisionit për hetimin e SHIK-ut.
I kemi mbledhur 31 nënshkrime, na duhen edhe nëntë nënshkrime të deputetëve.
Në emër të grupit, i kam shkruar shefit të grupit parlamentar të LDK’së. I kam kërkuar të njëjtit mbështetje për këtë iniciativë por që ende nuk kam marr asnjë përgjigje nga ai.
Për ne është e papranueshme qasja dhe hipokrizia e vazhdueshme e LDK-së, në këtë rast edhe sa i përket SHIK-ut!
Në njërën anë, çdo ditë akuzojnë SHIK-un për veprime kriminale dhe në anën tjetër NUK e kanë guximin të ndërrmarin asnjë veprim, madje në mandatin e kaluar deputetët e LDK-së kishin votuar Kadri Veselin për kryetar Kuvendi.
I bëjmë thirrje grupit parlamentar të LDK-së, të na japin nënshkrimet ose në të kundërtën nuk kanë më asnjë të drejtë as morale të thirren në kundërshtimin e SHIK-ut.
Ky është momenti të na tregojnë të gjithëve a e kanë përnjëmend kundërshtimin e SHIK-ut./arbresh.info/
Hargreaves takon studentët e rikthyer nga Mbretëria e Bashku...
Një person humb jetën nga përmbytjet në Greqi
Tensionet në Lindje të Mesme, Konjufca: Hormuzi duhet të rih...
Tre kandidatë për ta zëvendësuar Gatusson në stolin e Italis...
Shkaku i një mesazhi në rrjetet sociale, arrestohet deputetj...
Parandalohet ngjarja e rëndë në Himarë, 35-vjeçari izolon pr...