Hatem Ben Arfa ka shfrytëzuar Instagramin për të ’festuar’ njëvjetorin e paraqitjes së fundit në fanellën e Paris Saint-Germain.
31-vjeçari është gati të bëhet një agjent i lirë në verë, pas një fushate makthi që nga largimi të Unai Emery, transmeton portali arbresh.info.

Në një foto të ngarkuar në mediat sociale, ylli i ish-Newcastle-it u paraqit me gishtat e mëdhenj të ngritur pranë një torte me një qiri.
Ai tha: “Gëzuar ditëlindjen për mua, duke festuar një vit në dollap”.
Paraqitja e tij e fundit për Parisienët ishte me 5 prill 2017, ku ai shënoi për 4:0 kundër Avranches në çerek finalen e Kupës së Francës.
Ben Arfa ishte i rregullt nën Emery gjatë fushatës 2016/17, duke grumbulluar 32 paraqitje në të gjitha garat./Arbresh.info/

Përfundon dita e parë e bisedimeve për paqe midis Rusisë dhe...
Pse gjyqtari kryqëzoi krahët pasi u alarmua nga Viniciusi pë...
Presidenti izraelit uron Osmanin për 17 shkurtin: Zhvillim p...
Walker për katërshen e UÇK-së: Të pafajshëm – t’i mbajnë lar...
Al-Jazeera raporton për marshin masiv në mbrojtje të ish-kre...
Hulumtimi: ChatGPT nuk është i mirë në bërjen e diagnozave