Zyrtarët e Listës Serbe edhe pse kanë deklaruar se do të largohen nga Qeveria Haradinaj, atë ende nuk e kanë bërë zyrtarisht, shkruan arbresh.info.
Ata po vazhdojnë të përfitojnë dhe shfrytëzojnë benefitet që i gëzojnë në rast se janë pjesë e Qeverisë së Kosovës.
Këtë gjë e ka konfirmuar edhe zyra për media në qeverinë e Kosovës. Në përgjigjen e dërguar për arbresh.info ata kanë thënë se Qeveria është duke i ftuar ata që të kthehen në qeveri.
“Procesi i tërheqjes së Listës Serbe nuk ka përfunduar. Qeveria e Kosovës i fton ata që të kthehen”, thuhet në përgjigjen e qeverisë.
Arbresh.info ka kontaktuar edhe deputetin e Listës Serbe, Sllavko Simiq, por nuk ka arritur të marrë një përgjigje nga ai.
Një javë më parë, kryetari i Listës Serbe dhe kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq ka bërë publike lajmin se Lista Serbe përfundimisht do të dalë nga Qeveria Haradinaj.
Ky vendim erdhi pas arrestimit të drejtorit të të ashtuquajturës Zyra për Kosovës në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, në veri të Mitrovicës nga Njësia Speciale e Kosovës, pasi nuk e kishte përfillur vendim-ndalimin për hyrje në Kosovë./Mira Avdimetaj/Arbresh.info/
Incidenti i armatosur në rezidencën e Donald Trump, FBI merr...
Rama ndan fotoalbumin e javës
Arsenali ‘demolon’ Tottenhamin në derbin e Londrës së Veriut...
Londrim Mekaj arrin 100 mijë ndjekës në Instagram
Takimi me Kurtin për Presidentin, Hamza: Nuk mbështesim kand...
Çështja e Presidentit, Kurti nesër takohet me Abdixhikun