Një shpërthim me tritol ka ndodhur gjatë natës së kaluar në fshatin Lazarat.
Policia e Gjirokastrës thotë se ngjarja ndodhi në orën 02:35 minuta në banesën e shtetasit A.S. Në derën e jashtme të banesës është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi lënde plasëse. Nga shpërthimi nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ka kryer të gjitha veprimet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Burime të Lapsi.al nga grupi hetimor, thonë se tritoli ishte vendosur në banesën e një prej të dënuarve për vrasjen e efektivimit të RENEA-s, Ibrahim Basha. Është fjala për në banesën e shtetasit Klodian Selimi, i dënuar 13 vjet burg. Burimet shtojnë më tej se Selimi ishte mes të pandehurve që bashkëpunoi me Prokurorinë duke rrëfyer ngjarjen e rëndë, ku humbi jetën oficeri i RENEA-s./lapsi
Kurti takon virtualisht Haddad, flasin për integrimin evropi...
Prishtina 01 fituese e Kupës së Kosovës në futsal
Arsenali shkon në pushim me epërsi ndaj Atleticos
Bashkimi arrin fitoren e dytë në serinë gjysmëfinale ndaj Bo...
Mbi një orë bisedë telefonike mes Trump dhe Putin, çfarë dis...
Banka Botërore parashikon rritje ekonomike prej 3.7 për qind...