Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka kujtuar masakrën e Rezallës në 19 vjetorin e saj.
Veseli ka shkruar në Facebook se Rezalla, më 5 prill 1999 përjetoi tragjedi të paparë, shkruan Arbresh.info.
Lexoni të plotë statusin:
Rezalla e qëndresës, çerdhe e Ushtrisë tonë të lavdishme, më 5 Prill 1999, përjetoi tragjedi të paparë, me ç’rast u masakruan 98 qytetarë të pafajshëm.
Ne kurrë nuk do t’i harrojmë këto sakrifica. Në themelin e lirisë tonë dhe pjesë e kujtesës tonë, Rezalla me dhimbjen e vet, rrezaton obligim, për ta bërë shtetin tonë të denjë për brezat, pjesë e vlerave integruese euro-atlantike.
Lavdi e përjetshme për heronjtë, dëshmorët dhe martirët e kombit!./Arbresh.info
Përparim Rama uron Kurban Bajramin: Paqe, harmoni dhe begati...
Reali merr vendim, do t’i vazhdohet kontrata veteranit...
Shpërthim në një fabrikë në Uashington – humb jetën një pers...
Rama ndan pamje nga Konferenca e 8-të Ndërqeveritare në Bruk...
Hamza uron Kurban Bajramin: Festa të shërbejë si frymëzim pë...
Abdixhiku uron besimtarët: Forca jonë te humanizmi dhe bashk...