Bajram Jashanica është dënuar me dy vite nga Komisioni i Antidopingut në UEFA.
“Panorama Sport” zbulon se vendimi është marrë prej kohësh, por në klub nuk kanë dashur ta publikojnë, duke pritur zhvillimet e mëtejshme. Pas betejave në KAS, qoftë për titullin kampion të sezonit 2015-2016 dhe dënimit prej 10 vitesh të dhënë nga UEFA, apo gjobës 1 milion euro, tashmë një tjetër betejë e hapur për klubin është ajo e mbrojtësit.
Bëhet fjalë për dënimin prej 2 vitesh për përdorim të substancave të ndaluara. Edhe pse lajmi u përhap që më 2 mars për daljen pozitiv të lojtarit në testin antidoping, klubi korçar nuk e sqaroi dënimin. Por tashmë është fakt se lojtari është dënuar me dy vite jashtë çdo lloj kompeticioni.
Burime të sigurta në klub treguan dje për gazetën se është përgatitur apelimi i këtij vendimi, duke u mbështetur në dy pika kryesore. Fillimisht është kërkuar rigjykim, duke u bazuar te testi B i antidopingut dhe më pas hapi i dytë është kërkesa për të riparë dënimin e dhënë për lojtarin.
Përdorimi i medikamentit predisolut ka ardhur në mënyrë emergjente, si pasojë e një alergjia akute që kërcënonte ndjeshëm gjendjen shëndetësore të lojtarit para ndeshjes kundër Jang Bojsit vitin e kaluar.
Pak a shumë kjo kërkesë bazohet edhe te precedenti Nasri, i cili thuajse në një rast të ngjashëm, u dënuar vetëm gjashtë muaj pezullim. Kjo është situata e Jashanicës, që është mbajtur e fshehtë nga klubi, pasi në plan të parë ka kaluar dënimi nga UEFA.
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...