Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti në tryezën ku është prezantuar raporti Skenarët e ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka thënë se nuk mund të lejohet që dialogu me Serbinë t’i rrëmbej Kosovës agjendën shtetërore.
“Nuk duhet t’i lëmë anash sektorin e arsimit, atë të shëndetësisë, luftën kundër krimit e korrupsionit dhe të përqendrohemi vetëm në dialog”, ka thënë Kurti, raporton Arbresh.info
Sipas tij është gabim nëse Kosova më tepër e kundërshton Brukselin dhe nuk e kundërshton Serbinë.
Ai ka deklaruar se Beogradi synon bosnjëzimin e Kosovës.
“Beogradi qartazi dëshiron bosnjëzimin e Kosovës. Ndarja është qëllim i tyre për bosnjëzimin e Kosovës”, ka thënë ai.
Kurti ka thënë se kritika e tij ndaj raportit të prezantuar është që fjala Mitrovicë nuk u përmend askund./Arbresh.info
Trump e thotë përsëri: Duhet ta kemi Grenlandën
54 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Breshëria e raketave ruse lë pa ngrohje mbi 5,600 ndërtesa n...
Labi i vetëm në oborr, shihet i përlotur
Gjyqi në Hagë drejt fundit, Gucati: Presidenti dhe të tjerët...
Fatura milionëshe nga vërshimet – Komunat po i bëjnë gati vl...