Lulzim Basha foli nga Vora ku i është bashkuar qytetarëve në protestë duke bllokuar 4 akset kombëtare.
Kreu i PD u shpreh se opozita do të jetë në krah të qytetarëve dhe kundër regjimit privat kriminal.
“Shkoni shikon i shtëpinë Saimir Tahirit dhe kuksianëve që janë në burg sot dhe e kuptoni që ky është një regjim privat kriminal. Është një bandë kriminale në pushtet dhe drejtësia e Edi Ramës është drejtësia që fut në burg popullin. Ndaj, sot jemi në krah të qytetarëve që kanë vendosur për mosbindje civile. Opozita do të jetë në krahë të qytetarëve, për çdo hap që do të hedhin. Ka arrestuar reformën në drejtësi ka arrestuar dhe politizuar Prokurorinë dhe gjykatat për të mbajtur popullin në burg dhe kriminelët e lirë. Në Europë nuk shkohet me qeveri që arreston popullin dhe liron kriminelët”, tha Basha./ Top Channel
Trajneri i Sllovakisë e respekton Kosovën: Kanë cilësi nga S...
E rëndë/ Vetura godet për vdekje 27-vjeçarin në rrugën Mitro...
Ambasadori britanik në veri, flet me përfaqësues të Listës S...
Çfarë nuk duhet të mungojë në sofër për Bajram?
CBS: Irani ekzekuton 19-vjeçarin anëtar të ekipit kombëtar t...
Aksident tragjik në Prizren, humbë jetën një 29-vjeçar