Sot në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” është bërë hapja solemne e Zyrës së Sekretariatit për nderë të shënimit të vitit mbarë kombëtar të heroit Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. Në këtë hapje mori pjesë ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi.
Ministri Gashi tha se hapja e Zyrës së Sekretariatit u bë në kuadër të përgatitjeve që po bënë Qeveria e Republikës së Kosovës për shënimin e vitit mbarë kombëtar të heroit Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.
“Zyra e Sekretariatit do të ketë rolin e koordinimit dhe organizimit të të gjitha aktiviteteve të cilat do të zhvillohen me rastin e shënimit të vitit mbarë Kombëtar” tha ndër të tjera ministri Kujtim Gashi.
Ai po ashtu njoftoi se Këshilli Organizativ së shpejti do të bëjë publike agjendën shtetërore në të cilën do të jenë të përfshira të dy Qeveritë, ajo e Kosovës dhe e Shqipërisë./arbresh.info/
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
Bedri Hamza: Të hënën fillon ndryshimi i madh, PDK-ja do të ...
AAK mbyll fushatën në Prishtinë, Haradinaj rikujton ditën e ...
Trump: Negociatat me Iranin do të zgjasin, nuk ka zgjidhje t...
KQZ: Përfundohet votimi në 26 përfaqësi diplomatike të Kosov...
Gara për Tonalin: United gati ofertën 80 milionë paund