Zëvendëskryetari i Asociacionit të komunave të Kosovës, Xhafer Gashi, ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive dhe se duhet të jetë në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.
Gashi në një intervistë për “Epokën e re” ka thënë se ky asociacion i ri duhet të ngjajë me OJQ-të, sikurse është asociacioni aktual.
Ai ka bërë me dije se nëse institucionet qendrore e shohin të nevojshme ndihmën e përfaqësuesve të Asociacionit të komunave të Kosovës në këtë proces do të jenë të gatshëm për ta dhënë kontributin e tyre në këtë drejtim./Epoka e Re/
Këta janë numrat e subjekteve politike për zgjedhjet e 7 qer...
Hamza takon kandidatët për deputetë: Kosova ka nevojë për st...
Trump: Udhëheqësi i lartë i ISIS-it u vra nga forcat amerika...
Rama ndan momente nga vizita në Estoni
Rriten çmimet e derivateve në Kosovë, nafta 1.61 euro për li...
Pas një konflikti në Vushtrri dyshohet për të shtëna, polici...