Kryebashkiaku i Kukësit, Bashkim Shehu deklaroi në një konferencë për shtyp të dielën se nuk do të takohet me kryeministrin Edi Rama nëse më parë nuk lirohen qytetarët e arrestuar për protestën në “Rrugën e Kombit”.
“Sot jam në krah të qytetarëve të Kukësit, pa dallime politike. Kërkoj lirimin e menjëhershëm të personave të arrestuar. I bëj thirrje Edi Ramës që të lirojë të arrestuarit dhe të ulet e të dëgjojë qytetarët e Kukësit. Unë nuk shkoj në takim me Ramën nëse nuk lirohen ata që janë arrestuar”, tha Shehu.
“Kur populli cënohet ekonomikisht, unë jam gjithmonë me qytetarët”, shtoi kreu i Bashkisë së Kukësit./tch
Nisma nuk arrin marrëveshje me PDK-në, garon e vetme në zgje...
Go+ Peja rikthehet tek fitorja, mposht Yllin
Limaj: Nëse kalojmë pragun dhe futemi në Kuvend bashkohemi m...
“Nuk ishte karton i kuq te Gnabi, pësuam edhe gol shkaku i t...
Fatmir Limaj mban sot konferencë të jashtëzakonshme për medi...
Cilat janë të rejat më të fundit mbi bisedimet e paqes Ukrai...