Deklarata e bërë nga Marko Milacic kandidat për President në Malin e ZI, se nese vjen në pushtet do ta anuloj njohjen e Pavarsisë së Kosovës, ka shtyer kunder kandidatin e tij Milo Djukanovic që të reagoj.
Në një tubim të mbajtur të shtunën, Djukanovic i ka quajtur të rrezikshme qëndrimet e kundërshtarit të tij, transmeton Gazetametro.net
“Të anulojnë vendimet që i kemi marrë, vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës, që është çështje e rëndësishme për stabilitetin e regjionit”, ka deklaruar Djukanovic.
“Të anulojnë vendimin për rrugëtimin tonë drejt EU’së, të anulojnë sanksionet kundër Rusisë, dhe është e qartë se dëshirojnë të vejnë në pikëpyetje edhe vendimin për pavarësinë. Ata janë të gatshëm që për një grusht dollarë të shesin Malin e Zi”, ka përfunduar Milo Djukanovic .
Ndryshe Milo Djukanovic njihet si njeri që e dërgoi Malin e Zi drejt pavarësimit nga unioni shtetëror me Serbinë. /gazetametro.net/
Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 ...
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar nesër?
EKSKLUZIVE: Shërbimi grek përfshihet në zhvillimet e brendsh...
Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s
Nesër Kosova-Andorra, Foda: Luajmë për fitore
Sonte PDK përmbyll fushatën zgjedhore në Sheshin “Skënderbeu...