Forca të policisë shqiptare mbrëmë kanë kontrolluar detajisht personat që kanë hyrë dhe kanë dalë nga Shqipëria.
Ata u kërkonin letërnjoftimet vetëm personave të gjinisë mashkullore, kurse jo asaj femërore, raporton Indeksonline.
Ndërsa, sot banorët e zonës në Rrugën e Kombit kanë bërë me dije se u janë kontrolluar edhe shtëpitë, ku pjesëtarët policorë kërkonin për protestuesit që dogjën kabinat e pagesës.
Top Channel raporton se në Rrugën e Kombit tashmë po qëndrojnë forcat speciale, RENEA.
Dje disa qytetarë protestuan kundër taksës së Rrugës së Kombit. Protesta eskaloi në dhunë dhe mbetën dhjetra të lënduar, përfshirë edhe një zyrtar policor.
Protestuesit kanë paralajmëruar se do të veprojnë sërish njëjtë nëse sportelet do të hyjnë prapë në funksion. /Indeksonline/
FIFA sjell ndryshime të mëdha për Kupën e Botës 2026
Ngjarje e rëndë në Itali, ndërtesa rrënohet pas shpërthimit ...
KQZ nis Programin e Vëzhguesve Ndërkombëtarë për zgjedhjet e...
Sulmuesi njofton largimin nga Tirana
Votimi në Ambasadën e Kosovës në Hagë përmbyllet me sukses
SHBA i bën thirrje Evropës të fokusohet më shumë në siguri d...