Vatikani ka mohuar që Papa Françesku t’i ketë thënë gazetarit të mirënjohur italian që nuk ekziston ferri.
Citati u publikua në një artikull në gazetën e përditshme La Repubblica. Por Vatikani ka thënë që nuk duhet të konsiderohet si një transkriptim besnik” i fjalëve të Papës, transmeton portali arbresh.info.

Vatikani tha se artikulli ishte bazuar në një takim privat që Papa kishte me themeluesin e gazetës, Eugenio Scalfari.
Doktrina e Kishës Katolike afirmon ekzistencën e ferrit dhe përjetësinë e saj.
Shpirtrat e mëkatarëve zbresin në ferr, ku ata vuajnë “zjarr të përjetshëm”, thuhet në katekizmin katolik./Arbresh.info/
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...