Një fermer palestinez është vrarë nga izraelitët në Gaza, disa orë përpara një proteste të madhe që do të mbahet nga palestinezët.
Ngjarja ka ndodhur në Kan Junis, në jug të Gazës. Ushtria izraelite thotë se një tank ka hapur zjarr ndaj dy personave pasi ka vënë re veprime të dyshimta nga ata, pranë gardhit të sigurisë së kufirit. Ndërsa dëshmitarët thanë për BBC se fermerët u goditën nga tanku ndërkohë që ishin duke mbledhur majdanoz në fushë.
Palestinezët kanë ngritur tenda në kufi për një protestë që do të zgjasë 6 javë dhe që e kanë quajtur “Marshi i madh i kthimit”. Hamasi ka akuzuar Izraelin se vrasja e fermerit është bërë për të trembur palestinezët dhe për t’i lënë të kuptojnë se nuk duhet të marrin pjesë në protestë.
Ministria e Jashtme e Izraelit ka thënë se protesta është një “përpjekje e hapur për një konfrontim” dhe ka shtuar se “përgjegjësia për çdo përplasje të mundshme i përket vetëm Hamasit dhe pjesëmarrësve në protestë”./Top Channel
Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri
Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran në p...
Falsifikuan dokumentet për të marrë një pronë 26 vjet më par...
Vdes në moshën 87-vjeçare themeluesi i CNN-it
KRU “Prishtina” alarmon për 45 milionë euro borxhe: Çdo fatu...