Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar rreth dëbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova, të cilët në Turqi akuzohen për gjoja terrorizëm.
Ai përmes një statusi në Facebook ka kërkuar përgjegjësi institucionale për arrestimin e shtetasve turq.
“Do te ketë përgjegjësi institucionale dhe personale për shkeljet kushtetuese dhe shkeljet e te drejtave te njeriut nga veprimet e sotme te depërtimit te shtetasve turq me qëndrim ne Kosove”, ka shkruar Hoti.
Më poshtë ju sjellim postimin e plotë të tij:
Do te kete pergjegjesi institucionale dhe personale per shkeljet kushtetuese dhe shkeljet e te drejtave te njeriut nga veprimet e sotme te deportimit te shtetasve turq me qendrim ne Kosove.
Populli i Kosoves e din me se miri cfare do te thote te jesh i perndjekur nga pushteti. Me dekada shtetet e BE-se na kane mbrojtur nga perndjekja e regjimit serb. Ndersa sot ne i servojme ne pjate pushtetit turk ata qe nuk mendojne sikur pushteti turk./Arbresh.info
Seanca e Kuvendit të Zubin Potokut mbahet sot, në rend dite ...
Aksident në Kukës, vetura përplas 49-vjeçaren
Zelensky thotë se data ose vendi i raundit të ardhshëm të bi...
Kurti viziton Odën e Mjekëve të Kosovës
SHBA vlerëson dhe forcon Shërbimin Korrektues të Kosovës
FSK-ja forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e ...