Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut-KOSTT i ka kërkuar sërish Qeverisë së Kosovës edhe një milion euro të tjera për të mbuluar humbjet e energjisë elektrike në veri të vendit.
Edhe këto mjete do të vlejnë vetëm për muajin prill.
Të thirrur sërish për të raportuar rreth situatës së furnizimit me energji në këtë pjesë të vendit, drejtuesit e ZRRE-së dhe ata të KOSTT-it kanë thënë se Serbia vazhdon të përfitojë nga shfrytëzimi i linjës së interkonjeksionit të Kosovës.
Ata kanë thënë se Kosova nuk duhet të ndërpresë furnizimin me energji për atë pjesë, pasi Serbia është shumë e interesuar të furnizojë me energji nga Novi Pazari, me të cilën është e lidhur pika e Vallaçit në veri.
Nga ana tjetër, kanë dhënë një varg vërejtjesh për dy institucionet.
Në këtë mbledhje janë dhënë disa informacione rreth takimit të fundit të mbajtur në Bruksel, nga i cili nuk është arritur asnjë pajtim mes palëve.
Brenda një viti, në veri shpenzohen deri në 10 milionë euro energji, ndërsa qytetarët serbë nuk paguajnë asnjë cent.
Megjithëse është thënë se me licencën, KESCO ka leje për tërë territorin e vendit, është vendosur që Ministria e Zhvillimit Ekonomik të sqarojë kontratën për shitjen e distribucionit.
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...