Mesfushori ofensiv i përfaqësueses së Kosovës U21, Meriton Korenica, është shprehur tejet i kënaqur me paraqitjen e ekipit ndaj Gjermanisë.
Kosova në Mitrovicë arriti një barazim historik pa gola ndaj kampionit aktual të Evropës, Gjermanisë U21.
Me këtë barazim, Kosova ka gjasa reale për t’u kualifikuar më tutje nga grupi ku lidere e padiskutueshme është Gjermania.
Sipas Tonit, u tregua potenciali i vërtetë i përfaqësueses së Kosovës.
“Një barazim me vlerë ndaj një kombëtare të fuqishme si Gjermania ku treguam potencialin tonë”.
“Kemi dhënë gjithçka dhe do të japim gjithmonë për vendin tonë. Faleminderit të gjithëve për përkrahjen”, u shpreh Toni në një postim në llogarinë e tij në Facebook.
Aktualisht Toni është kapiten i Lirisë së Prizrenit, skuadër që po lufton për pozitat e para në Superligën e Kosovës.
Hap fals i Cityt dështon të fitojë ndaj Tottenhamit, “...
Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë
Pula flet për manipulimet e votave: E papritur, s’ka ndodhë ...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në luftë për mbijetesë
Florent Hasani shkëlqen me dy gola ndaj Adana Demirsporit
ZYRTARE: Hekuran Berisha rikthehet tek Dukagjini