“Vrasja e 17 vjeçarit Ismaele Lulli, në komunën e Sant’Angleo in Vada në provincën e Pezarosë, nga dy shqiptarët Igli Meta e Marjo Mema është një ekzekutim i paramenduar.”
Në këtë konkluzion ka arritur gjatë orëve të fundit Prokuroria e qytetit të Urbinit me hetuesen e çështjes prokuroren Irene Liliu.
Rëndohet akuza ndaj dy shqiptarëve pas marrjes në pyetje të Ambera Salijit, e fejuara maqedonase e shqiptarit Igli Meta.
Në celularin e saj janë gjetur dhjetëra mesazhe të dërguara nga Igli Meta pak ditë para vrasjes së Ismaele Lullit.
“Ai është i vdekur”, “do ta vras”, “do ta paguaj shtrenjtë këtë që po bën”, “nuk duhet t’i lejoj vetes të bëj këtë”, shkruan Igli Meta në mesazhet dërguar të fejuarës së tij, pasi kjo e fundit i tregonte për ngacmimet e provokimet e shumta që kishte nga ana e viktimës.
E kaq mjafton për autoritetet e drejtësisë italiane për të shtuar në akuzën e vrasjes së dy shqiptarëve dhe krimin e paramenduar nga ata.
“Nuk e imagjinoja kurrë se Igli do të bënte diçka të tillë, ka deklaru ar Ambera Saliji.
“Mendoja se kur shkruante këto mesazhe, ai nuk e kishte seriozisht. Igli është xheloz, por kurrë nuk i ka bërë keq askujt.”
Ndërkohë një investigim gazetaresk përhapur së fundmi në mediat italiane hedh hipotezën se në ekzekutimin e vrasjes të kenë marrë pjesë dhe persona të tjerë, përveç dy shqiptarëve të arrestuar.
Baza e kësaj teze është ideja se për të lidhur një person të gjatë 1 metër e 80 cm siç ishte Ismaele Lulli, në kryqin e hekurt në mes të pyllit, duhen më shumë se dy persona.
Fuqizohet kjo ide dhe nga letra e faljes, shkruar nga Igli Meta ndaj familjarëve të Ismaele Lullit.
Paragrafi i parë i saj shkruan: “Jam një nga djemtë që shkaktoi vdekjen e djalit tuaj…”, duke lënë dyshimin e pjesëmarrjes jo vetëm të Marjo Memës në këtë vrasje.
Hekuran Gashi falënderon mbështetësit dhe fton qytetarët të ...
AAK përmbyll fushatën, Haradinaj premton dyfishim të pagave ...
“Kjo nuk është një get ready with me”: Kurti udhëzon qytetar...
18-vjeçarit në Shtërpcë i kapen 10 cigare me marihuanë
“Vota juaj ka rëndësi” – Hapet edhe qendra e votimit në Amba...
Digjen disa autobusë në një zonë parkimi në Durrës