Manchester United ka ofruar një mega ofertë te Bayern Munichu për yllin Arturo Vidal.
30-vjeçari ka edhe një vit të mbetur në marrëveshjen e tij me klubin në Allianz Arena, por ai është përfolur shumë rreth një largimi gjatë verës, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në gazetën kiliane ‘La Cuarta’, Manchester United i ka ofruar Vidalit një marrëveshje katër vjeçare që vlen 14.4 milionë euro për sezon, por ata gjithashtu duhet të arrijnë një marrëveshje me Bayern Munichun.
“Bavarezët” do të detyrohen të shesin atë në rast se kiliani vendos kundër rinovimit të kontratën në Munichu derisa Chelsea dhe Interi vazhdojnë të jenë gjithashtu në kërkim të shërbimeve të tij.
Arturo Vidal ka shpenzuar tri sezonet e fundit në Bayern Munich, pas transferimit nga Juventusi, dhe deri tani ka shënuar 14 gola brenda 79 paraqitjeve./arbresh.info/
SHBA-të në bisedime të mbikëqyrura nga afër për të hapur baz...
Pacolli flet për misionin humanitar: Mbi 40 milionë euro të ...
Mbeti jashtë listës së LDK-së për deputet, vjen reagimi i as...
Casillas del kundër që ta emërojnë Mourinhon trajner të Real...
Trump thotë se lufta në Ukrainë është afër përfundimit
Kjo do të jetë top 20-ja e PDK-së në listën zgjedhore