Pak kohë kishte që shqiptari 32 vjeçar ishte ndarë nga e dashura dhe teksa ai po ecte pranë shtëpisë së saj, ka parë që prej derës ka dalë partneri i ri i ish të dashurës… dhe sytë i janë “errësuar”.
Shqiptari ka gjetur një shufër hekuri dhe ka shkuar të godasë italianin, i moshës 44 vjeçare. Ngjarja e rëndë ndodhi në Potenza Picena, një qytezë e Italisë. Media lokale nuk i bën të ditura emrat e të konfliktuarve, por sqaron se shqiptari është arrestuar dhe ka treguar të vërtetën.
Ndryshe nga ndodhur me të dëmtuarin, i cili fillimisht ka thënë se është goditur me levë në kokë nga dy persona që po e ndiqnin në autostradën “Adriatica”.
Në deklarimet e tij, shqiptari është shprehur se nuk ka dashur ta godasë italianin, por për shkak të përleshjes ai i ka gjuajtur për t’u vetëmbrojtur, një e dhënë e cila i ka bërë të dyshojnë hetuesit, pasi i vetmi i dëmtuar ka qenë italiani i cili ka përfunduar në spital./Gazeta Express
Mimoza Kusari-Lila në Breg të Diellit: Fuqizimi ekonomik i g...
Kurti: Sivjet pritet të përfundojnë projektet e konservimit ...
Tragjedi ajrore në Kroaci: Katër të vdekur pas rrëzimit të n...
Arrestohet 37-vjeçari për djegien e një veture në Prishtinë,...
Tornado pranë bregdetit të Ksamilit
Një zjarr në një azil pleqsh në Sri Lanka vret 12 persona