Përfaqësuesja e Kosovës ka fituar me rezultatin 2-0 ndaj Burkina Fasos. Kjo ndeshje u zhvillua në stadiumin “Stade Municipal Jean Rolland” në Francoville, pak kilometra larg Parisit, në kuadër të ndeshjeve miqësore, shkruan GazetaBlic.
Kjo është fitorja e tretë radhazi për Kosovën.
Përfaqësuesja jonë nuk kishte arritur asnjëherë më parë të shënoj tre fitore me radhë.Që pas përfundimit të eliminatorëve për Botërorin Rusia 2018, Kosova nuk di të ndalet me fitore.
Fillimisht ‘Daradanët’ kanë fituar ndaj Letonisë në stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë me rezultatin 4-3, pastaj ndaj Madagaskarit me 24 mars me rezultatin minimal 1-0, ndërsa sot fitoi ndaj Burkina Fasos me rezultatin 2-0.
Gordon i hap derën Bayern Munichut
Këto lagje në Prishtinë do të mbesin për 7 orë pa ujë të pre...
Plani i Rritjes, Kurti: Nisin 61.8 milionë euro nga BE për K...
Publikohet formacioni i javës në Ligën e Kampionëve, shtatë ...
Deputetja e PDK-së thotë se u kërcënua nga një qytetar, e de...
Konjufca: Lajçaku na e vendosi në shpinë kushtin e Asociacio...