Tre ditë para takimit të Vjenës mes Dimitrovit, Kocijait dhe Nimicit, Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, beson në hapa konkret në kapërcimin e dallimeve për çështjen e emrit. Duke iu kundërpërgjigjur kërkesës së palës greke për emër “erga omnes” dhe ndryshime kushtetuese, Dimitrov tha se zgjidhja e emrit nuk mund të bazohet vetëm në interesat e njërës palë.
”Nëse mendojmë vetëm çfarë është e rëndësishme për ne ose vetëm çfarë është e rëndësishme për ta, mendoj se ajo rrugë nuk do të na çojë në zgjidhje. Në fund të kësaj rruge duhet të mbulohen shqetësimet kryesore të të dyja palëve. Ne jemi fqinj dhe nëse njëri prej fqinjëve ndjehet shumë i dëmtuar, atëherë nuk kemi bërë asgjë nga ky operacion” – tha Nikolla Dimitrov, Ministër i Jashtëm.
Në prag të takimit të Vjenës, Ministrja e Jashtme austriake, Karin Knajlls theksoi se palët do të mund të negociojnë në kushte të përshtatshme, ndërsa i inkurajoi ata të jenë konkret dhe preciz.
”Shpresojmë që shpirti i Vjenës të ndikojë. Gjuha thelbësore është mjeti i diplomacisë. Pra në mënyrë precize të përdoret gjuha dhe vlerësoj se këtu ka shumë njerëz kreativ, të cilët duan të gjejnë zgjidhje që mund t’i plotësojë të gjitha kërkesat ndaj precizitetit” – u shpreh Karin Knajlls, Ministre e Jashtme e Austrisë.
Në Greqi nga ana tjetër, lideri i partisë së koalicionit qeveritar, Grekët e Pavarur, Panos Kamenos dhe njëherit Ministri i Mbrojtjes u zotua edhe një herë se nuk do të lejojë që kontesti të zgjidhet pa ndryshime kushtetuese dhe me një propozim që do të përmbante termin “Maqedoni”. Ky qëndrim ndërkaq ka nxitur reagimin e opozitës. Ish ministrja e jashtme, tani deputete e partisë “Demokracia e Re” shprehu pesimizëm për zgjidhjen e kontestit. Liderja e partisë PASOK, Fofi Genëmata tha se tashmë askush nuk mund të ketë besim në Qeveri për këtë çështje kaq të ndjeshme për shtetin. /Alsat-M/
Programi europian për pushtetin vendor, Rama: Shqipëria shih...
“Opozita po e kërkon pushtetin duke bllokuar progresin”, Kur...
Starmer këmbëngul për zgjedhjet e ardhshme dhe afrimin me Ba...
Lojtari ka dhënë “dritën e gjelbër”, Man Utd ofron 45 milion...
I propozuar nga dy degë, Arben Gashi kandidat për deputet në...
Libani thotë se sulmet izraelite kanë vrarë 39 persona