Viena ka zgjedhur të mos dëbojë diplomatët rusë si përgjigjje ndaj helimit të ish-agjentit rus, Sergei Skripal, duke thënë se dëshiron të mbajë dialog të hapur me Moskën.
Disa figura të opozitës europiane kanë deklaruar se masat e fundit që kanë marrë Britania e Madhe, SHBA-të dhe disa vende tjera të BE-së, do të krijojnë probleme të mëdha, transmeton portali arbresh.info
Në një intervistë për mediat ruse, zëdhënësi i qeverisë austriake Peter Launsky-Tieffenthal ka deklaruar se “Viena nuk do të marrë masa në nivelin kombëtar”.
“Ne nuk do dëbojmë asnjë diplomat”, ka thënë ai.
Britania e Madhe dhe SHBA-të kanë akuzuar Rusinë për helmimin e ish-spiunit rus, por Moska në vazhdimësi ka mohuar akuzat.
Sergei Skripal dhe vajza e tij Yulia janë në gjendje kritike./arbresh.info/
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron