Superylli uellsian, Gareth Bale, do të largohet nëse qëndron trajneri francez, Zinedine Zidane.
Sipas “ The Mirror”, uellsiani do të qëndrojë te madrilenët vetëm nëse Zinedine Zidane largohet, transmeton arbresh.info.
Besohet se dyshja kanë prishur marrëdhëniet e tyre, pasi trajneri francez ka humbur durimin me lëndimet e ish anëtarit të Tottenham.
Nga kjo situatë është gati të përfitojë Manchester United, që e kërkoi edhe vitin e kaluar.
Bale është pjesë e Madridit që nga viti 2013. Ai ka bërë 179 paraqitje me Los Blancos, duke shënuar 79 gola. /arbresh.info/
Përparim Rama shkarkon edhe një drejtor
27-vjetori i rënies së Luan Haradinajt, Haradinaj: Krenaria ...
Raportohet për një takim mes Pérezit dhe Mourinhos për rikth...
“Ju kurrë nuk ia kthyet shpinën Kosovës”, Osmani thirrje mër...
Liria ka emër: Shtyrja e aktgjykimit në Hagë është zgjatje e...
Do ta lije Gimbon për famën? Selin Bollati befason me përgji...