Mesfushori i Monacos, Thomas Lemar, është duke synuar një transferim në Premierligën Angleze.
Lemar ishte shumë afër që të transferohej verën e kaluar tek Arsenali, por Monaco kishte bllokuar marrëveshjen për shkak të çmimit të lartë që kishte vendosur.
Arsenali dhe Liverpooli tentuan ta transferojnë Thomas Lemarin gjatë verës, gjithashtu edhe në afatin kalimtar dimëror, por Monaco këmbënguli që të mos e shesë atë të paktën edhe për një sezon, raporton Goal.com.
Megjithatë, duket se tashmë francezit i ka ardhur te hunda kjo situatë, ai haptazi ka kërkuar nga klubet e interesuara që të bëjnë oferta për të gjatë verës.
I pyetur nëse është penduar për refuzimin e ofertave, ai është përgjigjur për ‘Telefoot’: “Ndoshta. Ka qenë pak zhgënjyese. Kur njëherë mbaron, mbaron, kështu që nuk kam menduar shumë për atë”.
“Unë do të vazhdoj të punoj shumë që këto klube të kthehen me oferta në afatin e ardhshëm. Jam i hapur për oferta. Jam lojtar futbolli, më pëlqen futbolli. Nuk e mbylli asnjë derë”, theksoi mes tjerash talenti 22 vjeçar.
Lemar në këtë sezon në 29 paraqitje në të gjitha garat ka shënuar vetëm tri gola. /arbresh.info/
Rusia bombardon Kievin me raketa balistike, plagosen një gru...
Ronaldo thyen heshtjen pas bojkotit dhe zbulon të ardhmen e ...
Hyri ilegalisht në Kosovë nga Serbia, policia ndalon një per...
Arrestohet i dyshuari për fajde në Rahovec
Vidhen 70 euro nga një objekt fetar në Graqanicë
Theret me thikë një person në Lipjan, arrestohet i mituri