Qeveria e Maqedonisë do të ofrojë subvencione për kompanitë me buxhet të ulët që do të ofrojnë fluturime me çmime më të ulta.
Nga Ministria e Transportit thonë se përparësi për këta subvencione shtetërore do të kenë kompanitë që do të ofrojnë drejtime dhe linja të reja që do të nisen nga aeroporti i Ohrit, “Shën Apostull Pali”.
“Qëllimi i këtyre subvencioneve është që aeroporti i Ohrit të rritet për nga numri i kompanive me buxhet të ulët, si dhe me këto linja dobi të kenë qytetarët e Maqedonisë”, tha ministri për Transport dhe lidhje, Goran Sugareski.
Sugareski tha se deri në fund të prillit duhet të jetë e qartë se cilat kompani do të jenë në konkurrencë për marrjen e subvencioneve. Deri më tani në vend këtë risi e ofronte “Wizz Air”, kompani e cila ishte obliguar që nga aeroporti i Ohrit të kenë të paktën një linjë me buxhet të lirë. Nga operatorët do të kërkohet të kenë më shumë fluturime nga Ohri. /Telegrafi/
Sorensen flet me zyrtarin e OKB-së për zbatimin e Ligjit për...
“I kam lutur ambasadorët që ta kursejnë Gjykatën Kushtetuese...
Mbetet e bllokuar rruga Pejë-Kullë-Rozhajë
Presidenti Trump kërcënon Iranin: Do shkatërrojmë fushën e g...
E rëndë: Ky është 34-vjeçari që u godit për vdekje nga vetur...
Rutte: Ngushtica e Hormuzit duhet të rihapet