Instituti hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti sot do të jetë kryesisht i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.
Sipas Institutit, vranësirat gjatë ditës do të shoqërohen me reshje të dobëta shiu.
“Temperaturat do të shënojnë ngritje të lehta , minimalet nga -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin nga 3-6 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të shënoj rritje të vlerave mbi normalen.
Do të fryjë erë nga veriperendimi dhe juglindja e lehtë deri mesatare. Javën tjetër parashihet të ketë ngritje të theksuar të temperaturave në të dy vlerat ekstremale”, thuhet në njoftimin e Institutit
Kosova dhe Mali i Zi forcojnë partneritetin për çështje rajo...
Afati drejt fundit, mbi 4 mijë zyrtarë kanë deklaruar pasuri...
Kryeministri i Spanjës: Netanyahu dëshiron të shkatërrojë Li...
U mungon Botërori nga viti 2002, Guler: Të kualifikohemi ësh...
Aksident tragjik në Gjermani, një 29-vjeçare nga Kosova dhe ...
Arrestimi i shqiptarëve në Serbi, reagon Ministria e Punëve ...