Alessandro Costacurta ka thënë se Italia do të emëroj trajnerin e ri më 20 maj.
“Azurrët” janë ende pa trajner që nga shkarkimi i Giampiero Venturas pas dështimit për t’i siguruar kualifikimin në Kampionatin Botëror 2018 në muajin nëntor, transmeton portali arbresh.info.
Trajneri i skuadrës U21, Di Biagio ka marrë detyrën përkohësisht dhe ka drejtuar skuadrën në miqësoren kundër Argjentinës, të cilën e humbën me rezultat 2 me 0 mbrëmjen e kaluar, dhe atë kundër Anglisë që zhvillohet të martë.
“Ne do t’iu tregojmë emrin e trajnerit të ri me 20 maj”, ka deklaruar nënkomisioneri i Federatës së Futbollit të Italisë në një konferencë për shtyp.
“Nëse ne kemi mundësi për të marrë dikë më të mirë se Di Biagio, që unë mendoj se janë shumë pak, atëherë ne do ta bëjmë këtë”
Antonio Conte, Carlo Ancelotti, Roberto Mancini dhe Claudio Ranieri janë opsionet e mundshme për Italinë./arbresh.info/
Franca do të përshpejtojë ndalimin e rrjeteve sociale për fë...
Roy Keane kundër Michael Carrick: Manchester United ka nevoj...
Rama nis vizitën në Izrael, ndalet në Nova Site: Një tempull...
Të pagjeturit, kërkohet presion më i madh ndërkombëtar ndaj ...
Ylli fiton me rikthim ndaj Vëllaznimit
Policia në veri të Mitrovicës ndalon një veturë me mall të k...