Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Arben Vitia, u ka thënë aktivistëve të Vetëvendosjes se tani është koha që VV-ja të tregojë vlerat e vërteta, në një tubim të shtunën në Prishtinë.
“Ne duhet ta ndërtojmë Qendrën e Prishtinës, siç ka qenë më parë duke e luftuar aktivizmin në baza gjinore. Është detyra jone të aktivizojmë rinin tone. Mos më shihni sikur koordinator, por sikur aktivist që është në shërbimin tuaj”, ka thënë ai, duke shtuar se “është koha t’i tregojmë vlerat”.
Në tubim ka marrë pjesë edhe kryetar i Vetëvendosjes, Albin Kurti, njofton Klan Kosova.
Ai ka deklaruar se aktivistët duhet të aktivizohen kundër pushtetarëve që vjedhin.
“Duhet ta forcojmë Vetëvendosjen si opozitë që ta kemi në pozitë. Këtu na duhet t’i aktivizojmë aktivistët tanë kundër këtyre pushtetarëve që po na vjedhin”./Klan Kosova/
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...