Lewis Hamilton duket se edhe këtë vit do të jetë i pandalshëm në garat e Formula 1.
Piloti i Mercedesit ka arritur që në provat zyrtare të renditet i pari dhe të fitojë të drejtën që në garën e nesërme të niset i pari në çmimin e madh të Australisë.
Britaniku ka arritur të mposhtë Ferrarin me 0.7 sekonda, duke dëshmuar se është në një kategori tjetër pas arritjes në cak për kohën 1’21”164.
“Është ndjenjë e mirë të fillosh vitin 2018 me Polo Position! Falënderoj ekipin për punën e vazhdueshme. Shihemi në garën e nesërme”, ka shkruar në rrjetet sociale Hamilton.
Në vendin e dytë u klasifikua Kimi Raikkonen me Ferrarin, i cili ngeci më shumë se gjysmë sekondi pas britanikut.
Finlandezi i “kokëkuqes” la pas shokun e skuadrës Sebastian Vettel, ndërsa pas tyre u klasifikuan dy ngasësit e Red Bullit, Max Verstappen e Daniel Ricciardo (australiani është dënuar me tre pozicione).
Theksojmë se gara zyrtare do të zhvillohet ditën e nesërme në ora 07:10, sipas kohës sonë lokale. /Telegrafi/
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...