“Ligji për dygjuhësinë të cilin LSDM dhe shumica parlamentare e sollën me dhunë në kuvend, është i dëmshëm, i pa zbatueshëm dhe antikushtetues”, kanë thënë edhe sot nga OBRM-PDUKM, e cila e akuzon kryeministrin Zaev se votoi një ligj që tejkalon edhe Kushtetutën, edhe Marrëveshjen e Ohrit.
OBRM-PDUKM-ja e cilëson të drejtë vendimin e Ivanovit për mosdekretimin e ligjit madje paralajmërojnë padi penale për gjithkënd që do përpiqet ta zyrtarizojë ligjin, pa firmën e Ivanovit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Zoran Zaev gënjen se askush nuk do të dënohet për mosnjohjen dhe moszbatimin e gjuhës shqipe. Zoran Zaev gënjen se ky ligj antikushtetues, nuk do të zbatohet në Shtip, Prilep e Radovish. Ai do të zbatohet në të gjithë territorin, përfshirë edhe Maqedoninë Lindore. Në ligj thuhet qartë se procedurat gjyqësore të të gjitha niveleve, si dhe procedurat para organeve shtetërore, do të kryhen në gjuhën shqipe, nëse para këtyre organeve paraqitet një qytetar i etnitetit shqiptar. Vendimi i presidentit Ivanov që të mos e dekretojë ligjin, është vendimi i vetëm i drejtë për këtë ligj”, tha Orce Gjorgjievski nga OBRM-PDUKM.
Më pak orë pune, më shumë ditë pushimi: Holandezët punojnë 4...
Universiteti i Prishtinës shënon 56-vjetorin e themelimit
Votoi kundër rezolutës për Specialen, Geci: Shumë krenar për...
Në Speciale vazhdon seanca me deklaratat e mbrojtjes
Mot me vranësira dhe reshje lokale shiu, temperaturat deri n...
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...