Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se pasi që kanë përfunduar të gjitha procedurat e prokurimit, si për projektin fitues, ashtu edhe për atë që do ta realizojë, sot kanë filluar punimet për rregullimin e shkallëve të lagjes Arbëria.
“Projekti për këtë hapësirë parasheh punimet në rreth 300 metra gjatësi, me shkallë të gjera 2.5 metra, të shtruara me gurë natyror me trashësi prej 10 centimetrash. Do të rregullohet kanalizimi atmosferik, ndriçimi si dhe hapësirat përcjellëse për pushim. Po ashtu, do të ndahen këndet e lojërave për fëmijë, si dhe do të shtohen hapësirat e gjelbra rreth shkallëve”, ka shkruar Ahmeti.
Sipas tij, i gjithë ky projekt pritet të përfundohet brenda 120 ditëve./Arbresh.info


OVL e UÇK-së mbështet protestën në Shkup: Dinjiteti shqiptar...
Gjendja e Lamal nuk është ende mirë: Nuk do të prekë top me ...
Vetaksidenti me fatalitet në Dollc, një nga të lënduarit dër...
Rreth 143 mijë aplikime nga mërgata për të votuar në zgjedhj...
Sa shqetësuese është shpërthimi i Ebolës në Kongo?
Lewandowski përshëndetet me duartrokitje në këmbë në ndeshje...